“Këpuca e Artë” e Superiores, trofeu “niset” drejt Shkodrës, në “garë” Balaj e Gruda

schedule11:36 - 3 Mars, 2024

schedule 11:36 - 3 Mars, 2024

Vllaznia mori fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke mundur Tiranën në shtëpi, në praninë e më shumë se 6 mijë tifozëve. “Kuqeblutë” tani besojnë tek titulli dhe e shoin veten në vendin e dytë të vetëm me 46 pikë, me “gjigantët” shkodranë, që kanë një ecuri fantastike prej 11 ndeshjesh pa humbje, çka tregon se skuadra ka gjetur ritmin e duhur.

Trajneri Qatip Osmani ka ndërtuar një ekip solid dhe të balancuar, me Vllazninë që ka mbrojtjen më të fortë me vetëm 35 gola të pësuar, po aq sa dhe Partizani, ndërkohë që sa i takon sulmit, dy shënuesit më të mirë të kampionatit, sa i takon lojtarëve që janë aktiv luajnë pikërisht me Vllazninë.

Bekim Balaj arriti që të gjejë rrugën e rrjetës dhe në përballjen me Tiranën, duke shkuar në kuotën e 15 realizimeve, e duke qenë favorite kryesor në listën e shënuesve më të mirë. Pas tij, nga lojtarët aktiv ndodhet në listën e shënuesve më të mirë shoku i skuadrës, Igli Gruda, i cili ka shënuar 8 gola e me 10 javë të mbetura, duke e vështirë që të ketë ndonjë surprizë për shënuesin më të mirë në Superiore. /i.m /abcnews.al