Zëdhënësi i qeverisë izraelite Avi Hyman në një dalje për mediat th se njerëzit që u vranë në Gaza, ndërsa prisnin në radhë për ndihma humanitare ‘është një tragjedi’.
Të paktën 104 njerëz u vranë dhe 760 u plagosën si pasojë e sulmit të trupave izraelitë. Sulmi ndodhi teksa civilët palestinezë të uritur po mblidheshin rreth kamionëve me ndihma ushqimore, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.
jë zyrtar izraelit i tha CNN-it se trupat e IDF-së përdorën zjarr të drejtpërdrejtë ndaj njerëzve që rrethonin kamionin e ndihmave pasi “turma iu afrua forcave në një mënyrë që përbënte një kërcënim për trupat, të cilët iu përgjigjën kërcënimit me zjarr të vërtetë. Incidenti është në shqyrtim”. /abcnews.al