Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krimi i dyfishtë në Korçë/ Policia: Autori qëlloi 40-vjeçarin dhe më pas u vetëvra

schedule21:10 - 28 Shkurt, 2024

schedule 21:10 - 28 Shkurt, 2024

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja në Korçë. Sipas policisë shtetasi Ilo Lluka ka qëlluar me armë zjarri drejt 40 vjeçarit Emiljano Pine, banues në Korçë.

Si pasojë e plagëve të marra, 40-vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërsa theksohet se autori i dyshuar i krimit pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj 40-vjeçarit, ka vrarë veten me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat.

Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!