Vijojnë të mbeten aktive prej tri ditësh vatrat e zjarrit në masivet pyjore të Nikolicës. Burime nga Emergjencat Civile bëjnë të ditur se flakët janë vënë nën kontroll dhe po punohet për të penguar përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera.
Mbi 100 forca të shërbimeve zjarrfikëse të bashkive të Qarkut dhe forca të ushtrisë janë në terren duke u përpjekur të izolojnë flakët e zjarrit.
Prefekti i Korçës Dhori Spirollari tha për ABC Neës se i ka kërkuar ndihmë prefekturës së Selanikut, për të mundësuar ndërhyrjen nga ajri, në pamundësi për të ndërhyrë me mjete zjarrfikëse, në kushtet e një terreni të vështirë.
Edhe pse dje njëra prej vatrave është fikur, mbetet problematike aktivizimi i vatrave të tjera, sidomos atyre që janë në afërsi të kufirit me Greqinë. /abcnews.al

