Në qytetin e Maravatio në Meksikë, dy kandidatë për postin e kryebashkiakut u vranë brenda një dite. Të martën, Partia e Veprimit Kombëtar në opozitë kërkoi që autoritetet të kryejnë një hetim të plotë për vrasjet dhe të dërgojnë autorët para drejtësisë.
Armando Perez (PAN) dhe Miguel Angel Savala nga Lëvizja qeverisëse për Rilindjen Kombëtare u vranë në makinat e tyre të hënën, sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Michoacan.
Ende nuk dihet motivet.
Sipas informacioneve, më shumë se dhjetë kandidatë janë vrarë para fillimit të fushatës zgjedhore në prag të 2 qershorit, kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale, rajonale, parlamentare dhe presidenciale.
Shumica e viktimave ishin kandidatë në zgjedhjet lokale.
Fushata zgjedhore nis pasnesër, më 1 mars.
/abcnews.al