Një aksident ka ndodhur minutat e fundit në Lushnje. Nga të dhënat e fundit mësohet se një makinë tip “Dymler Chrysler” ka përfunduar në kanal duke lënë të vdekur 1 person dhe plagosur rëndë 2 persona.
Nga aksidenti në Kolonjë të Lushnjes ka humbur jetën 21 vjeçari Orges Shabanaj, ndërsa Alban Doksani dhe Genci Doksani, kanë mbetur të plagosur. Personat menjëherë janë transportuar në spitalin e Lushnjës nga ku raportohet se janë në gjendje të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarjen dhe po punon për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti por mendohet se si shkak ka qenë mjegulla e madhe në autostradën Lushnje-Fier.
Njoftimi i policisë:
“Lushnje/Informacion paraprak
Sot rreth orës 21:30, në aksin rrugor Lushnje–Fier,në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kolonjës”, mjeti tip “DAIMLER CHRYSLER”, ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë ngelur të dëmtuar tre shtetas të cilët ishin pasagjer në këtë mjet.
Pasi u dërguan në Spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë, një prej tyre ndërroi jetë dhe 2 të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve të tjerë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“./abcnews.al