Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon. Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për shtetasin Kledist Hysa. 40-vjeçari rezulton i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Sipas policisë ai u kap në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/