Prej disa javësh tashmë, Sir Jim Ratcliffe është kthyer në CEO-n e “Djajve të Kuq”, të Manchester United, teksa me ardhjen e tij në krye janë bërë një sërë ndryshimesh, të paktën sa i përket lidershipit, siç ishte emërimi i një drejtori të ri ekzekutiv, si dhe afrimi i një drejtori të ri sportiv.
Së fundmi CEO i ri i rekordmenëve të Premier League ka dhënë një intervistë të gjatë, nga ku ka treguar për qëllimet, që i ka vendosur vetes, si “numri 1”, i Manchester United, teksa theksoi se qëllimi i tij nuk është që të shtojë të ardhurat përmes Manchester United, por që ta bëjë këtë klub të rikthehet te trofetë.
“Po, nuk jam aspak i interesuar për aspektet financiare të këtij investimi, me të vërtetë, sepse fitoj mjaftueshëm para nga bizneset e tjera që kam nga kimikatet, nafta dhe benzina. Ky nuk është një investim financiar. Është sepse unë jam i interesuar që të shohin Manchester United të fitojë sërish. Skuadra nuk ka fituar në 11 vitet e fundit, por duhet të kthehet në pikën ku duhet të jenë në krye.
Mendoj se i vetmi interes që kemi është të fitojmë ndeshje dhe të konkurrojmë për Premier League dhe Champions League. Pra, ky është interesi ynë i vetëm për t’u përfshirë me Manchester United. Kjo është ajo që përfaqëson Manchester United. Dua të them, ndoshta jam pak i njëanshëm, por mendoj se është skuadra më e madhe dhe më e njohur e futbollit në botë. Kështu që duhet të garojë gjithmonë për titullin e Premier League dhe për Champions League”,- u shpreh Presidenti i ri i “Djajve”. /i.m /abcnews.al