Shkodër, i hidhet lëndë djegëse një automjeti

schedule07:56 - 23 Shkurt, 2024

schedule 07:56 - 23 Shkurt, 2024

SHKODËR- Një automjeti në Shkodër i është vënë flaka. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30,  në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ndërsa ishte në pronësi të shtetasit Bledar Freskina 40-vjeç.

Fillimisht u raportua për shpërthim me tritol, por pas hetimeve të mëtejshme rezultoi se në drejtim të automjetit është hedhur lëndë djegëse dhe për pasojë është djegur pjesa e përparme e makinës. Sakaq nuk raportohet për të lënduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/ abcnews.al