Greqia nxjerr helikopterë, tanke dhe ushtarë: Në shesh edhe shqiptarë

schedule10:40 - 28 Tetor, 2019

schedule 10:40 - 28 Tetor, 2019

Greqia feston sot “Ditën e JO-së” duke zhvilluar parada ushtarake dhe të nxënësve në të gjithë vendin.

Që prej mëngjesit filluan përgatitjen për paradat, ndërsa sot parakalojnë edhe nxënësit me më të mirin e klasës që mban flamurin, raporton Albeu.com.

Mësohet se mes nxënësve ka qindra mijëra shqiptarë, të cilët mësojnë në shkollat greke, ndërkohë që nuk mungojnë edhe “flamurtarët” edhe pse më parë ka patur reagime të forta të prindërve greke për këtë gjë.

Në vitin 1940, ish-kryeministi Metaxa i tha “Jo” ultimatumit të Musolinit duke bërë që Italia fashiste të sulmonte Greqinë duke përdorur edhe territorin shqiptar, e cila gjithashtu ndodhej nën “çizmen fashiste”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!