Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se protesta e Rithemelimit të Sali Berishës nuk e arriti qëllimin për të cilin u thërrit dhe organizua, rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Elezi u shpreh se protesta nuk pati frymë dhe shtoi se anëtarësia demokrate e ka humbur besimin.
Sipas Elezit, Berisha është tallur me demokratët, lidhur me thirrjet për revolucion.
“Slogani i thirrjes së protestës, “O sot o kurrë”, ishte një slogan shumë i fortë, për të justifikuar atë slogan është shumë e vështirë. Ai slogan nuk justifikohej edhe nëse Berisha do të ishte pjesë e asaj proteste, jo më që kjo nuk mund të ndodhte. Përsa i përket pjesëmarrjes, besoj se është një protestë normale, që opozita i ka forcat për të organizuar dhe për të mbajtur një protestë të tillë, sa herë të ketë dëshirë. Ajo është protestë e anëtarësisë. Një forcë opozitare si Rithemelimi, është në gjendje të thërrasë një protestë 5-10 mijë anëtarë. Kjo ishte protestë e suksesshme për nga numri, por është diçka normale. A e realizoi qëllimin e mosbindjes civile? Kurrsesi jo. A ka frymë ajo protestë? Nuk ka frymë sepse një protestë është e lidhur me frymën që subjekti ka në opinionin publik.
Në opinionin publik, Rithemelimi është një forcë politike që del nga një humbje shumë e thellë dhe nga një sërë problemesh shumë thelbësore, parimore brenda saj në periudhën e fundit dy vjeçare. 14 maji ishte humbje e pritshme, Ritrhemelimi nuk u riformatua ashtu siç u premtua nga zoti Berisha.
Mesa duket ato kanë halle, nëse zoti Berisha do mendonte vërtet për hallet e demokratëve nuk do tallej me revolucionin me thirrje pafund. Një dërrmim të anëtarësisë, nga ana psikologjike, anëtarësia e Partisë Demokratike e ka humbur besimin se kjo forcë bëhet më. Për të ndërtuar frymë, është një kredo politike që të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike duhet ta kenë”, theksoi ai./abcnews.al

