Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikthehet Bordi i Transparencës/ Eksperti i Ekonomisë: Duhet një menaxhim i mirë i situatës dhe një politikë më mbështetëse

schedule14:27 - 17 Shtator, 2026

schedule 14:27 - 17 Shtator, 2026

Eksperti i Ekonomisë, Igli Tola në një intervistë në “Money Report” në ABC News, komentoi vendimin për rikthimin e Bordit të Transparencës.

Sipas Tolës, një menaxhim më i mirë i situatës dhe një politikë fiskale më mbështetëse do të mund të shmangnin nevojën për ndërhyrjen e Bordit të Transparencës.

“Impakti është i ndjeshëm sidomos kur çmimet ndjekin trajektore rritëse. Rikthimi në fuqi i Bordit të Transparencës, nuk mendoj se do të sjellë ndryshim të qenësishëm në tregje. Ajo që Bordi do të bëjë do të jetë ajo që ka bërë gjatë gjithë muajit të fundit, dhe patën një rezultat të qenësishëm. Por nëse do të kishte një mirë-menaxhim të situatës dhe një politikë fiskale më mbështetëse nuk do të duhej Bordi dhe situata do të ishte më e qetë se është sot”, tha ai.

Ndërkohë, Rezerva Federale amerikane rriti normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke e çuar në intervalin 3.75–4%. Vendimi unanim shënon rritjen e parë të normave nga banka qendrore amerikane në më shumë se tre vjet.

Lidhur më këtë çështje eksperti i ekonomisë në analizën e tij tha se edhe BSH mund të ndërhyjë në normat e interesit.

“Kapërcimi i situatës aktuale dhe krizës që po ndodh në Lindjen e Mesme dhe konsekuencat që ka dhënë në të gjithë ekonominë kjo do të japë impakt edhe në vendin tonë. Mendoj që në mbledhjen e radhës së Bankës Qendrore, mendoj që do të ndjekë kursin e FED që mund të japë pak ose shumë pak impakt në lidhje me inflacionin”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!