I dënuar me 28 vite për vrasjen e Santiago Malkos, Ilir Selmani ka dëshmuar sot para trupit gjykues në seancë.
Ndërsa mohoi akuzat për të cilat është dënuar. Selmani rrëfeu në gjykatë bisedën me Blendi Tetën, i cili sipas tij ishte marrë peng dhe dhunuar nga Ervis Martinaj.
“Blendi Tetën e kanë marrë peng dhe e kanë dhunuar. Më keni dënuar me deklarimet e tij. E kam takuar në burgun “313” kur ishte tranzit. Më tha që e ka marrë peng Ervis Martinaj.
I kanë thënë se do të të murosim. Ervis Martinaj e njoh se ka patur kompani të përbashkët me vëllezërit Duka.
Arsyeja e përplasjes mes Dukajve e Martinajt ishte se ky i fundit donte ti merrte biznesin. Po bëj burg kot, jemi të pafajshëm unë dhe shokët e mi. Prokurori ka bërë hetime të arnuara.” tha ai para trupit gjykues./abcnews.al