Mesdita e kësaj të marte çel siparin e sfidave të para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, me “Verilindorët” e Kukësit, që do të presin në “shtëpinë” e tyre, “Demat e Kuq”, të Partizanit, në një përballje me shumë rëndësi, për të dy ekipet, sidomos për vendasit, që kërkojnë kthesën, në një sezon katastrofik.
Të udhëhequr, nga Bledar Devolli, “Verilindorët” kërkojnë t’i japin fund serisë së 4 humbjeve radhazi, teksa fitorja e fundit regjistrohet më 24 janar, ku po në “shtëpinë” e tyre mundën “Verdheblutë” e Elbasanit, ku siguruan edhe avancimin drejt çerekfinaleve, të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për futbollin shqiptar.
Në krahu tjetër, tekniku Orges Shehi dhe “Të Kuqtë” e tij, të ingranuar në maksimum nga fitorja në derbin, ndaj “Bardhebluve” të Tiranës do të kërkojnë një tjetër sukses, teksa në formacionin bazë nuk mungojnë as “yjet” e ekipit, si Maguette, Tedi Cara, Rrapaj e Skuka, ndërsa në portë është rikthyer edhe Pano Qirko. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Kukësi: Tafas, Lamçe, Zhongo, Zenunaj, Selita, Mbarak, Fejzaj, Da Mota, Salami, Solodonikov, Rivas
Trajner: Bledar Devolli
Partizani: Qirko, Hadroj, Sota, Preka, Mehmeti, Buxhelaj, Rrapaj, Maguette, Taipi, Cara, Skuka
Trajner: Orges Shehi