Luis Hamilton është padiskutim një ndër pilotët më të mirë që ka zbritur ndonjëherë në pistat e Formula 1. Anglezi triumfoi edhe sot në garën e Meksikës, duke lënë pas rivalin Sebastian Vettel dhe shokun e skuadrës, Valteri Bottas.
Ky triumf, e çon britanikun vetëm një hap larg titullit të gjashtë kampion në karrierën e tij dhe të tretin radhazi, pasi në garën e ardhshme, i mjafton që të mos humbasë 22 pikë ndaj shokut të tij të skuadrës, Valteri Bottas.
Vetëm matematika nuk e lejon pilotin britanik të festojë titullin kampion, që me shumë gjasa, do e festojë në garën e ardhshme./abcnews.al