Ministria e Jashtme në Berlin ka thirrur sot ambasadorin rus për një takim lidhur me vdekjen e Alexei Navalny.
Gjermania kërkon lirimin e të gjithë të burgosurve në Rusi për arsye politike, tha një zëdhënës, duke shtuar: “Është tronditëse që njerëzit po arrestohen në Rusi për vendosjen e luleve për nder të vdekjes së Alexei Navalny”.
Qindra njerëz në dhjetëra qytete ruse kanë nderuar viktimat e represionit politik me lule dhe qirinjj në memorialet dhe monumentet.
Policia ka arrestuar 389 persona në 39 qytete që nga vdekja e Navalny, sipas grupit të të drejtave OVD-Info.
/abcnews.al