Ka nisur epoka e futbollit “heavy metal”.
Jurgen Klop është përfaqësuesi më I shquar I kësaj rryme të famshme të topit me këmbë, dhe Gjermania e tij ka nisur më në fund të luajë siç dëshiron ai.
Në Greqi, në stadiumin “Tumba” të Selanikut, u arrit vetëm barazimi 0-0, por me një filozofi krejt tjetër në krahasim me ndeshjen e humbur po ndaj grekëve në Augsburg.
Lojë sulmuese, presion I madh ndaj kundërshtarit në kërkim të topit, pasion për më shumë se 90 minuta dhe disa raste.
Katër herë kampionët e botës janë tashmë me një fytyrë të re, diçka që nisën ta tregonin që në fitoren 2-0 ndaj Serbisë në “Alianc Arenë” të Mynihut.
Edhe pse bilanci I Klopit, me një fitore në 4 ndeshje, nuk është I shkëlqyer, sërish ai e ka treguar veten tek Dortmundi dhe Liverpuli se çfarë është në gjendje që të bëjë.
Shikoni statistikat, me 21 gjuajtje të gjermanëve në krahasim me vetëm 4 të grekëve, me 5 në kuadrat ndaj vetëm dy, dhe me 63 për qind mbajtje topi.
“Pse jeta me Klopin është 10 herë më e bukur sesa me Nagelsmanin”, shkruan “Bild”, – trajneri po bën gjithçka shumë mirë, më mirë se pasardhësi!”
Vetë tekniku deklaroi se është shumë I kënaqur me atë që pa, dhe se Gjermania e tij është në rrugën e duhur.
Katër herë kampionët e botës gjithsesi janë vetëm në vendin e tretë në grupin e tyre në Nivelin A të Ligës së Kombeve, me 5 pikë ndaj 8 të Holandës e Greqisë.


