Flaket e zjarrit përfshijnë prej mëngjesit masivin pyjor të Nikolicës. Zjarri fillimisht ka rënë në bimësi të ulët dhe më pas era ka favorizuar përhapjen e tij në kurorën gjelbër të pyllit, që ka statusin e zonës së mbrojtur.
Flakët janë intensive dhe rrezikojnë të përhapen edhe në pyllin e Kozelit.
Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e shërbimit pyjor të bashkisë së Devollit, po përpiqen të mbajnë flakët nën kontroll. Flakët e zjarrit janë shtrirë në një gjatësi lineare prej 1.5 kilometrash në brendësi të pyllit me pisha.
Burime nga Emergjencat Civile bëjnë të ditur se të hënën në mëngjes do të fillojë ndërhyrja me forca zjarrfikëse dhe mjete nga Korça, Maliqi, Kolonja dhe Pusteci. Pritet që në ndihmë të tyre të vijnë edhe forcat e ushtrisë të batalionit të Drenovës./abcnews.al