Ardian Sufaj alias Pllumb Sufaj 40 vjeç do të ekstradohet nga Shqipëria në Itali pas finalizimit të procedurave nga autoritetet në Shqipëri dhe ato në Itali.
Për 40-vjeçarin Gjykata e Apelit e Triestes ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale, si dhe “Pengmarrja”.
Por kush është Ardian Sufaj alias Pllumb Sufaj?
Ai u arrestua në Shëngjin pasi autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e 100 kg kokainë dhe për pengmarrje.
Isufaj u kap në një lokal pas informacioneve që policia shqiptare kishte marrë për vendndodhjen e tij.
40- vjeçari Sufaj cilësohet si kreu i një organizate kriminale në vendin fqinj që merrej me trafikun e kokainës.
Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, bashkë me persona të tjerë, ai ka blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.
Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga persona të paidentifikuar dhe Ardian Sufaj me bashkëpunëtorë të tij kanë marrë peng një shtetas italian në kërcënimin e armës, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.
Njoftimi:
-Në vijim, u ekstraduan nga Shqipëria në Itali, shtetasi:
-Ardian Sufaj alias Pllumb Sufaj 40 vjeç, të cilit Gjykata e Apelit e Triestes i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale, si dhe “Pengmarrja”. Gjatë periudhës 2022-2023, organizata kriminale ku bënte pjesë 40-vjeçari, dyshohet se ka trafikuar rreth 100 kg lëndë narkotike kokainë, nga Ekuadori, me qellim shitjen në Itali. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se për shkak se kësaj organizate i ishte vjedhur një sasi lënde narkotike kokainë, 40-vjeçari në bashkëpunim me të tjerë, kanë marrë peng një shtetas, duke e kërcënuar me armë, për t’iu dhënë informacion mbi vjedhjen e lëndës narkotike;
/abcnews.al/