Hamasi mohon çdo prani brenda Spitalit Nasser në Khan Younis pasi ushtria izraelite tha se luftëtarë dhe armë u gjetën atje.
“Ne kemi thënë vazhdimisht se politika e rezistencës sonë palestineze është dhe mbetet të distancojë institucionet publike dhe civile dhe sektorin e shëndetësisë nga çdo aktivitet ushtarak”, tha Hamasi në një deklaratë.
“Ne i kemi kërkuar Kombeve të Bashkuara dhe organizatave përkatëse në disa raste që të sjellin një komitet ndërkombëtar për të ekzaminuar spitalet dhe për të provuar se narrativa e Izraelit është një gënjeshtër. Por kërkesat tona nuk janë dëgjuar”, thuhej më tutje./abcnews.al