Diplomati izraelit akuzon OKB-në për ngadalësimin e dërgesave të ndihmave në Gaza

schedule08:41 - 16 Shkurt, 2024

schedule 08:41 - 16 Shkurt, 2024

Yaki Lopez, një diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, ka pohuar se Izraeli “po lehtëson dërgimin e ndihmës në Gaza më shpejt se sa mund ta dorëzojë OKB-ja”.

“Për 3 ditët e fundit, 500 kamionë me ndihma të inspektuara nga Izraeli kanë pritur në anën e Gazës për t’u shpërndarë nga agjencitë e OKB-së”, shkroi ai në X.

Të enjten, John Kirby, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, konfirmoi se Izraeli po pengon që mielli të arrijë në Gaza, ku njerëzit po përballen me një rrezik të afërt të urisë.

“Do të doja t’ju thoja që ai miell po hynte, por nuk mund ta bëj këtë tani. Dhe gjithçka që mund t’ju them është se është absolutisht kritike si një element kryesor për popullin palestinez, “u tha Kirby gazetarëve.

Protestuesit izraelitë gjithashtu kanë organizuar disa protesta dhe kanë bllokuar kamionët që hyjnë në Gaza në pikën kufitare Karem Abu Salem javët e fundit, duke ngadalësuar dërgimin e ndihmave humanitare në enklavën e rrethuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!