Ndarje për Shën Valentin, Mbappe i jep “lamtumirën” PSG-së në fundin e sezonit

schedule18:36 - 15 Shkurt, 2024

schedule 18:36 - 15 Shkurt, 2024

Tashmë gjithccka është vendosur. “Ylli” francez, Kylian Mbappe do të largohet nga “gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain, me 25-vjeccarin, i cili këtë të enjte ka njoftuar zytarisht edhe Presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi, teksa i ka bërë të ditur, këtij të fundit, se nuk ka ndërmend të ushtrojë të drejtën e rinovimit automatik të kontratës edhe për një tjetër vit.

Pas kësaj “lamtumire”, tanimë na mbetet veccse të presim e të shohim, se kë ekip do të zgjedhë Mbappe, për të shkruar historinë e karrierës së tij, teksa në Francë e jo vetëm janë të bindur se ish-kampioni i botës do të transferohet në “Santiago Bernabeu”, me “Galaktikët” e Real Madrid, që e kërkojnë prej disa vitesh “Gjelin Galez”, por duket se këtë verë mund të arrihet edhe marrëveshja e madhe, me të.

Ndërkaq, kujtojmë se Mbappe largohet nga “Parc des Princes”, si “legjenda” absolute e këtij klubi, me 25-vjeccarin, i cili ka thyer ccdo rekord te “gjigantët” e Ligue 1, teksa në vetëm 7 sezone, me skuadrën e Paris Saint-Germain ka arritur të shënojë plot 243 gola e të dhurojë 105 asistime, në 290 paraqitje në fushën e blertë, më shumë se kushdo tjetër, me fanellën e PSG. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!