Sulmet izraelite në Rafah, plagosen dy gazetarë, njëri në gjendje të rëndë

schedule14:55 - 13 Shkurt, 2024

schedule 14:55 - 13 Shkurt, 2024

Al Jazeera ka raportuar se një gazetar dhe një kameraman i saj janë plagosur si pasojë e sulmeve të Izraelit në Rafah.

Agjencia e lajmeve ka raportuar se kameramani Ahmad Matar është në gjendje të rëndë ndërsa gazetarit Ismail Abu Omar i është amputuar njëra nga këmbët ndërsa po merr ndihmë mjekësore në spitalin Khan Younis.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, që nga e marta, të paktën 85 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë si pasojë e luftimeve që nga 7 tetori. Kjo shënon periudhën më vdekjeprurëse për gazetarët që kur Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve filloi të mblidhte të dhëna në 1992.

Në dhjetor, një gazetar i Al Jazeera vdiq pas një sulmi izraelit në Gazën jugore.

Katër gazetarë të tjerë të Al Jazeera janë plagosur gjatë luftës, duke përfshirë tre në Libanin jugor, si dhe shefi i zyrës së Gazës, Wael Dahdouh, gruaja, vajza, djali dhe nipi i të cilit u vranë në një sulm në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore në fund të tetorit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!