“Active Albanias” është shoqata e krijuar nga dy shqiptarë në SHBA, të cilët i lënë të gjithë “gojëhapu” me “çmenduritë” e tyre në qiell të hapur.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, sekretari i shoqatës Xhulio Kreci dhe pjesëtari Enis Sefa kanë ndarë detajet, duke zbuluar gjithçka, që nga krijimi i shoqatës dhe deri te aktivitetet që janë bërë tashmë virale në SHBA.
“Unë aktualisht po bëj një master për në financë. Aktiv platform është krijuar këtu në Kaliforni në 2018. Filloi nga dy shokë, por që më pas u bashkuan dhe vajza. Ka të bëjë me aktivitete në ‘outdoor’, gjë që shqiptarët nuk para i bëjnë.
Ideja e kësaj video ishte të bëhej diçka viral, për t’u njohur të gjithë shqiptarët që janë këtu. Marseli është presidenti i shoqatës dhe ai i merr këto nisma. Ai hap rrugën dhe ne i ndjekim. Ishte me shpejtësi 150 milje/ orë dhe ka bërë dy orë prova përpara”, u shpreh Kreçi.
“Unë jam nga Gjakova. Vitin e kaluar unë fillova të takoja shqiptarët këtu dhe doja të bëja aktivitete të ndryshme, kështu që u takova me grupin, bëra intervistën me grupin e bordit dhe u bëra pjesë e “Active Albanias”. Më pyetën se çfarë mund të ofrosh në bord. Unë ofroj shumë gjë, kam luajtur futboll, jam inxhinier, kam disa eksperienca dhe kam ofruar vullnetarizim”, tha Sefa./abcnews.al