Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Detaje të reja nga plagosja e 32-vjeçarit në Tiranë/ Sherri nisi në një lokal, shkak u bë një makinë

schedule13:45 - 12 Shkurt, 2024

schedule 13:45 - 12 Shkurt, 2024

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 32-vjeçarit Mirel Ishka në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Gazetari Ervin Leka raporton se mes dy personave ka ndodhur një sherr për motive banale. Më konkretisht dy të rinjtë janë zënë për një makinë dhe në momentin që Ishka ndodhej në lokal, ka ardhur autori dhe e ka goditur me thikë.

Mësohet se Ishka është goditur në pjesën e barkut, ndërsa momentalisht ndodhet në Spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar dhe një ndërhyrje kirurgjikale./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!