Pjesa e parë mes Manchester City dhe Aston Villa u mbyll në barazim, ndërsa e dyta ka nisur me gol. Kampionët në fuqi kanë zhbllokuar menjëherë rezultatin me anë të Rahem Sterling.
24-vjeçari lëvizi bukur në zonë në minutën e 47-të dhe nuk gaboi përballë portierit mik. Goli i 13-të sezonal për Sterling, i cili po kalon një formë të shkëlqyer dhe është kthyer në një makineri golash.
Kjo fitore e ngjit ekipin e Pep Guardiolës në kuotën e 22 pikëve, tre më pak se Liverpooli që pret nesër në “Anfield” ekipin e Tottenham. /abcnews.al