Derbi e përballja në “Loro Boriçi”, publikohen formacionet e sfidave Dinamo City-Partizani e Vllaznia-Teuta

schedule16:36 - 10 Shkurt, 2024

schedule 16:36 - 10 Shkurt, 2024

Pas përfundimit të sfidës së parë, të javës së 23-të të Katgorisë Superiores, mes Egnatias e Laçit, me rezultatin “e bardhë”, 0 me 0, në orën 17:00 do të zhvillohen edhe dy përballje të tjera të kësaj jave, ku ndër to është edhe supersfida e kësaj jave, Dinamo City-Partizani, me “Nëndetëset Blu” që do të presin në “Niko Dovana”, “Demat e Kuq” të Partizanit.

Trajneri Mehmeti ka respektuar pritshmërinë sa i përket formacionit, me treshen Vila-Denison-Zabërgja në mbështetje të Kaçorrit. Ndërsa Shehi ka bërë ndryshime duke filluar nga porta ku është Hoxha në vend të Qirkos, për të vazhduar me sulmin ku edhe Mba rreshtohet përkrah Skukës.

Në krahun tjetër, Vllaznia pret Teutën në “Loro Boriçi”, të vlefshme për javën e 23-të të Superiores, me të dyja skuadrat që kërkojnë tre pikët për objektivat, me “Kuqeblutë”, që kërkojnë të forcojnë pozitat e tyre në “Final 4”, për të krijuar distancë me ndjekësit e nga ana tjetër, durrsakët kërkojnë me çdo kusht të largohen nga zona e “ftohtë” e mbijetesës.

Formacionet zyrtare:

DINAMO CITY – PARTIZANI

Dinamo City: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Andoni, Gudiabi, Denison, Zabërgja, Vila, Kaçorri.

Trajner: Dritan Mehmeti

Partizani: Hoxha, Hadroj, Sota, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Rrapaj, Taipi, Cara, Skuka, Mba.

Trajner: Orges Shehi

 

VLLAZNIA – TEUTA

Vllaznia: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.

Trajner: Qatip Osmani

Teuta: Vata, Kruja, Gjini, Jazxhi, Kotobelli, Daja, Gjinollari, Arifi, Peposhi, Çyrbja, Daci.

Trajner: Edi Martini  /i.m /abcnews.al