Përkeqësimi i motit/ Drejtoria e Përgjithshme Detare publikon oraret e reja të nisjes së trageteve

schedule12:03 - 10 Shkurt, 2024

schedule 12:03 - 10 Shkurt, 2024

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi sot se si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike kanë ndryshuar dhe oraret e nisjeve të disa trageteve drejt Italisë dhe anasjelltas.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, DDP njofton se tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës dhe anasjelltas do të nisen nga portet repesktive nesër.

Njoftimi:

Si rezultat i perkeqesimit  te kushteve meteorologjike DPD njofton se:

Tragetet e linjes Durres-Bari-Durres dhe anasjelltas do te nisen nga portet respektive neser date 11.02.2024 ora 06:00.

Trageti Ankona-Durre operon normalisht dhe pritet te mberrije ne Durres neser rreth ores 10:00

Trageti i linjes Vlore-Brindisi-Vlore do te niset nga porti Vlore neser date 11.02.2024 ora 14:00.

Tragetet e linjes Sarande-Korfuz-Sarande do te operojne normalisht.

Agjensite respektive te marrin masa per njoftimin e pasagjereve. /abcnews.al