Fermerët e fshatrave Poveles dhe Darzezë në Fier këtë vit nuk do të marrin prodhim. Kulturat e mbjella janë dëmtuar që në rrënjë për shkak të përmbytjeve më të fundit nga Vjosa.
Eshtë kalbur nga rrënjët. Kjo copë toke, është pjesë e shune hektarëve me të mbjella që nuk do të korren në zonën bregdetare të Fierit.
Përmbytja e Vjosës këtë vit erdhi menjëherë pas sezonit te mjelljeve ndërsa uji qëndroi më shumë se çdo herë tjetër.
Fermerë si Ridvan Lamaj nuk mbjellin sa për bukë sikurse bëjnë pjesa më e madhe e banorëve të zonës. Ata kultivojnë siperfaqje të mëdha duke marr tokë me qera me qëllim që të shesin prodhimin. Humbjet këtu janë kolosale.
Verifikimi i dëmëve nuk është bërë por kjo nuk përbën ndonjë ndryshim. Vala e fundit e përmbytjeve të vjosës ishte më e madhe se ajo e 2 viteve më parë . Vetë fermerët nuk kanë asgjë për të llogaritur. Gjithshka ka humbur nën ujë.
Me sisteme joeficente kulluese këto toka kanë rrisk të lartë dhe sigurimin e tyre nuk e merr përsipër asnjë kompani sigurimesh.
Shteti mbetet shpresa e vetme për qindra fermerë që e bazojnë jetesën në bujqësi dhe blektori në zonën e darzezës dhe povelces. Banorët e sigurojnë jetesën nga blektoria dhe kultivimi i drithërave për bazë ushimore të gjëse së gjallë. Janë pikërisht këto zona ku përmbytja e fundit e vjosës shkaktoi dëmet më të rënda. Në Fier u prekën 7 fshatra nga vërshimi i Vjosës në fillim të muajit dhjetor. 5000 ha tokë bujqësore dhe 370 shtëpi u përmbytën./abcnews.al