“Dobësohet” Tirana, “Bardheblutë” largojnë një tjetër sulmues në merkaton e dimrit

schedule14:16 - 8 Shkurt, 2024

schedule 14:16 - 8 Shkurt, 2024

Mund të thuhet se është një largim që dobëson jo pak sulmin e “Bardhebluve”. Skuadra rekordmene e futbollit shqiptar, Tirana ka bërë një lëvizje të papritur në merkato, me kryeqytetasit, që pas shitjes së “bomberit” kosovar, Florent Hasani, kanë arritur të shesin një tjetër eksponent të sulmit, gjatë këtij fraksion dimëror të merkatos.

Bëhet fjalë për brazilianin, Kaina, me “fantazistin”, 26-vjeçar që pas një “aventure” thuajse, 4-vjeçare, në vendin tonë i ka dhënë “lamtumirën”, Superiores duke u transferuar në Korenë e Jugut e më konkretisht te skuadra e Chungnam Asan FC, në kategorinë e dytë të futbollit vendas, për shfirën e 158 mijë eurove.

Në të tilla rrethana, “Bardheblutë” pritet që ta ndjejnë goxha mungesën e dy sulmuesve të larguar në merkaton e dimrit, pasi si Hasani dhe Kaina nuk u zëvendësuan, kjo pasi merkatoja ishte e bllokuar për shkak të detyrimeve të prapambetura e për këtë aryse kryeqytetasit rikthyen nga huazimi vetëm 19-vjeçarin pejan, Dijar Nikqin, i cili ishte i huazuar te Teuta.

Ndërkaq, kujtojmë se përgjatë këtyre sezoneve në Superiore, Kaina ka luajtur me ekipe si Besa, Kastrioti, Vallznia e së fundmi Tirana, ku në total ka zhvilluar plot 101 sfida, duke u kthyer në protagonist, në 28 gola të shënuar, si dhe 5 të tjerë të asistuar e sa i përket trofeve ka arritur të fitojë vetëm Kupën e Shqipërisë, me Vllazninë në sezonin 2021-2022. /i.m /abcnews.al