Rusia nisi një sulm me raketa në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës në orët e para të mëngjesit, duke vrarë një person. Dy shpërthime të forta u dëgjuan në qendër të qytetit rreth orës 7 të mëngjesit, me të paktën dy të tjera 45 minuta më vonë.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në strehimore. Dy linja të tensionit të lartë në kryeqytet u dëmtuan nga mbetjet e raketave, tha Klitschko, duke ndërprerë energjinë në disa zona.
Një person humbi jetën si pasojë e sulmeve me raketa në në Mykolaiv dhe gjithashtu u dëmtuan të paktën 20 ndërtesa banimi, me disa të plagosur.
Oleh Sinehubov, guvernator i rajonit Kharkiv në veri-lindje të Ukrainës, tha se raketat ruse goditën infrastrukturën në qytetin Kharkiv, qendra administrative e rajonit.
E gjithë Ukraina u vu nën një alarm për sulm ajror nga rreth orës 6 të mëngjesit të së mërkurës, me forcat ajrore të Ukrainës që paralajmëruan në Telegram për rrezikun e një sulmi raketor rus.
Sulme u raportuan gjithashtu në rajonet Nikolaev dhe Lviv.
/abcnews.al

