“Mami po vdes, nuk marr dot frymë”: SMS e dhimbshme e vajzës nga kamioni me 39 viktima në Angli

schedule16:42 - 25 Tetor, 2019

schedule 16:42 - 25 Tetor, 2019

26 vjeçarja Pham Thi Tra My dyshohet se është mes 39 viktimave të kamionit të tmerrit që u zbulua në Angli dy ditë më parë.

Policia britanike nuk ka përfunduar ende identifikimin e viktimave që u gjenden në kamion, ndërsa prindërit e vietnamezes 26 vjeçare kanë publikuar SMS-të e ardhura nga vajza, të cilat janë tronditesë, siç raporton DailyMail, përcjell Albeu.com.

“Mami më vjen keq. Udhëtimi im nuk përfundoi me sukses. Jam duke vdekur, pasi nuk marr dot frymë”, i shkruan ajo ndër të tjera të ëmes.

Mesazhet janë publikuar nga mediat britanike sëfundmi, të cilat theksojnë se policia ka dyshime të forta se vajza gjendet mes viktimave të kamionit që ndaloi në Essex pasi ishte nisur nga Bullgaria.

Policia britanike gjeti 39 viktimë në kamionin frigorifer, për të cilët tha se ishin me origjinë nga Kina. Megjithatë duhet të përfundojë identifikimi i plotë i viktimave për të patur një panoramë më të qartë të origjinës së tyre.

Deri më tani janë arrestuar dy persona për këtë tragjedi, ndërsa është shpallur në kërkim 26 vjeçari që drejtonte kamionin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!