Carlos Vela po shkëlqen në MLS. Sulmuesi 30-vjeçar ka bërë sezonin më të mirë në aspektin personal, teksa ka shënuar 32 gola në sezonin e rregullt dhe në orët e para të ditës së sotme realizoi edhe dy herë të tjerë në play-off kundër Los Angeles Galaxy.
Meksikani janarin e shkuar refuzoi një ofertë nga Barcelona dhe kjo bëri bujë. Tanimë që sezoni në MLS po mbyllet, ai është ngacmuar edhe në lidhje me merkaton dhe mundësinë për të kaluar te Barcelona.
Vela nuk thotë jo, por do pranonte të luante për katalanasit për vetëm katër muaj. Për New York Times ai ka thënë: “Kush do të refuzonte të luante me Messin për katër muaj dhe më pas të kthehej? Argëtohesh, mëson dhe më pas kthehesh në shtëpi”.
Vela në të shkuarën ka luajtur në Europë. Salamanca ishte ekipi i parë në Segunda Division, për ta kaluar më pas tek Osasuna në La Liga. Në të dyja këto dy klube e kishte huazuar Arsenali, që e mori në ekip verën e vitit 2008. Hapësirat ishin te vogla në Premier League dhe më pas u transferua sërish në Spanjë, ku u aktivizua te Real Sociedad. /abcnews.al