Vetëm pak minuta ka zgjatur seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë. Me disa deputetë të opozitës të Foltores të pranishëm në sallë, sërish u krijuan tensione.
Pas kthimit nga Amerika, Gazment Bardhi i është bashkuar Flamur Nokës në aksionin opozitar të Foltores, duke u përplasur me gardistët në Kuvend.
Teksa deputeti socialist, Etjen Xhafaj po mbante fjalën e tij, Bardhi u përpoq që ta ndalonte duke shkuar te foltorja.
Menjëherë gardistët reaguan duke krijuar një kordon dhe Bardhi u përplas me disa prej tyre. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla njoftoi për mbylljen e seancës.
Ndërkaq, tensione pati edhe jashtë ambienteve të Kuvendit, ku Foltorja kishte thirrur një protestë. Megjithëse protestuesit ishin të paktë të numër, ata tentuan të çajnë kordonin e policisë dhe hodhen shashka e tymuese./abcnews.al