VIDEO/ Paguan 5 euro, por tek Rruga e Kombit mund të marrësh si “kusur” edhe ndonjë shkemb kokës

schedule15:50 - 25 Tetor, 2019

schedule 15:50 - 25 Tetor, 2019

Rrëshqitjet e malit në anë të Rrugës së Kombit në zonën e Milotit po vazhdojnë. Por pavarësisht se ARRSH ka vënë mjete në dispozicion dhe ka devijuar qarkullimin, situata mbetet e rrezikshme.

Gurët vazhdojnë të bien në mes të Rrugës së Kombit sapo kalon Milotin. Këto mjete të rënda dalin shpesh ditën në vendin ku ka rrëshqitje të malit. Në këtë zone në autostradë rruga është devijuar. Segmenti prej 3 kilometrash ka kohe që është bllokuar.

Drejt Kalimashit mjetet lëvizin vetëm në aksin e majtë të autostradës. Sinjalistika në rrugë mbahet nga thasë të mbushur me inerte. Por kjo është një mase që nuk mund të shmangë rrezikun nga goditjet e gurëve.

Nuk ka asnjë njoftim se kur ky segment do të jetë i lirë për kalimin e mjeteve. Me fillimin e reshjeve situata këtu do të vështirësohet./ABC News Albania