VIDEO/ Momenti kur dronët ukrainas bombardojnë dhe fundosin një anije ruse në Detin e Zi

schedule09:14 - 2 Shkurt, 2024

schedule 09:14 - 2 Shkurt, 2024

Forcat ukrainase kanë fundosur një anije ruse në brigjet e Krimesë në një operacion special pas një sulmi “masiv” me raketa në gadishullin e pushtuar.

Anija ruse Ivanovets, që besohet se vlen 70 milionë dollarë  u godit disa herë nga dronët duke shkaktuar një shpërthim të madh, siç shihet në videon e publikuar nga ukrainasit, përpara se të fundosej.

Ministria ruse e Mbrojtjes, Kremlini dhe zyrtarë të tjerë rusë ende nuk kanë komentuar mbi incidentin.

Fundosja e anijes ruse është e fundit në një seri sulmesh ukrainase kundër flotës ruse të Detit të Zi, ndërsa Kievi kërkon të kryejë sulme strategjike dhe simbolike kundër forcave ruse që aneksuan Krimenë në 2014.

Ukraina ka thënë se sulmet e saj në Krime dhe kundër anijeve ruse synojnë të izolojnë gadishullin dhe ta bëjnë të vështirë për Rusinë vazhdimin e operacioneve ushtarake në brendësi.

Goditja më e rëndësishme ishte fundosja e anijes Moskva në prill 2022. Sulmi ndaj Ivanovets erdhi disa orë pasi forcat ukrainase lëshuan një breshëri prej 20 raketash në Krime.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!