Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë dhe më pas qëlloi veten, ndërron jetë pas disa ditësh në spital 26-vjeçari

schedule22:17 - 27 Gusht, 2026

schedule 22:17 - 27 Gusht, 2026

KOSOVË- Ka ndërruar jetë Egzon Bytyçi, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri gruan e tij në Malishevë.

“Egzon Bytyçi ka vdekur në orët e mbrëmjes së sotme pasi nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve”, njoftuan autoritetet.

26-vjeçari vrau me armë zjarri 25-vjeçaren, që ishte në javën e 34-të të shtatzënisë.

Ai po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe mjekët kishin thënë menjëherë pas ngjarjes se gjendja e tij ishte kritike.

Vrasja e gruas shtatzënë nxiti reagime të shumta në Kosovë, me institucionet që thanë se duhet parandaluar dhuna ndaj grave.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!