Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka ka deklaruar se do të votojnë një draft konsesual për Reformën Zgjedhore, nuk ka rëndësi nëse vjen nga Enkelejd Alibeaj, apo Oerd Bylykbashi.
I ftuar në “Tirana Live”, ai ka thënë se e vetmja gjë që duan është produkti dhe për këtë është gati të votojë, ai i pari personalisht.
“Unë mendoj ndryshe, ne bashkohemi si grup opozitar dhe nuk jemi kundër reformës në drejtësi. Unë nuk do të zgjidhja asnjë mes Bashës dhe Berishës, unë them të bashkohemi. Këtu nuk bëhet fjala për të ardhmen politike se Agron Duka është 66 vjeç por për të ardhmen e opozitës. Unë them se duhet të votojnë emigrantët se është një gjë e drejtë që duhet bërë, pse duhet të jenë lista të hapura. Nuk kemi menduar për llogari personale të gjithësecilit, po për opozitën.
Unë kam firmosur në kërkesën e Gaz Bardhit për reformën, për të qene në kohezion me grupin parlamentar. Si të jetë Oerdi apo ai tjetri, rëndësi ka qe votat të mblidhen. Unë jam gati të votojë një draft konsensual. Ne duam produkti, nuk na intereson nga vjen, nga Gazi, apo Alibeaj, apo nga Rama. Duam produktin.
Në qoftë se opozita është kështu siç është ne do të jemi të fokusuar siç ndodhi për herë të parë kur u fokusuam në siglën tonë do të bëjmë sërish të njëjtën punë dhe do të punojmë për të siguruar sërish votat.
Nuk bëhen llogari matematikore në politikë. Nuk bën Bardhi parti, është kollaj që të dalësh të bësh protagonizma. Kemi një shembull Tom Doshin që nuk shquhet për kriteret e përmenduar, por në zgjedhjet mori 84 mijë vota”, u shpreh Duka./abcnews.al