Për kreun e PAA, Agron Duka forcat opozitare janë të të njëtave ide, por mungesa e bashkimit bën që ato të mos realizohen. Në studion e Tirana Live, Duka tha se dhe me reformën zgjedhore të gjithë artikulojnë të njëjtën gjë, por ideja nuk zbatohet se mungon artikulimi.
“Reforma zgjedhore, të gjithë artikulojmë të njëjtat gjëra, i kemi thënë të gjithë, unë me sa fuqi e mundësi kam pas. Pse nuk bashkohemi rreth këtyre ideve, kjo është ideja nëse nuk bashkohemi rreth ideve nuk i realizojmë dot, “ tha Duka, i cili ndër të tjera theksoi se sa më shumë të copëtohet opozita aq më keq është.
Federata nuk ndikohet negativisht edhe nga krijimi I forcave te reja, por sa më shumë të copëtohet opozita aq më keq është. Do ishte shumë e thjeshtë kjo punë nëse Basha e Berisha të mendonin më shumë për opozitën se për veten e tyre. Kemi propozuar 4 koordinatorë, lideri iardhshëm do gatuhet rreth kësaj, mund të jetë Basha, Berisha, ose asnjëri, por duhet të jenë ‘fair’, të mundohen më shumë për këtë se për interesin e vet. Nuk bëhen dot kryeministra të ardhshëm të Shqipërisë. Një megamaxhoranca kur nuk ka përballë opozitë kthehet për boomerang edhe për vetë socialistët.” vijoi më tej Duka.
Në vijim, Duka u shpreh se Basha e Berisha po mbrojnë interesat e veta të të shkuarës e të ardhmes.
“Mendimi im personal, Basha e Berisha mbrojnë interesat e veta të të shkuarës e të ardhmes, nuk ka interes grupimi kur ka ndarje me thikë, si mund të thotë një deputet nuk puqem unë me Açkën se është e Bashës, apo nuk bashkohem se është i Berishës. Basha e Berisha kanë krijuar një përthithje të tillë të të gjithë ideve që duket se nëse këta të dy nuk janë në horizon nuk ka opozitë.” U shpreh ai./abcnews.al