“Fitorja e Xhaferit s’duhet parë si triumfalizëm, shqiptarët të maksimalizojnë votën”, Hoxhaj: Serbia synon ta orientojë RMV nga vetja

schedule21:28 - 29 Janar, 2024

schedule 21:28 - 29 Janar, 2024

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj analizoi klimën politike në Maqedoninë e Veriut dhe zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të qeverisë teknike, e cila do ketë një mandat 100 ditor.

Ai u shpreh në “Real Story” se vendosja e Xhaferit nuk duhet parë me nota triumfaliste, por si një thirrje, e cila duhet të prodhojë unifikim mes shqiptarëve dhe maksimalizim të votës në terren.

Hoxhaj shtoi se gjithçka në Maqedoni të Veriut do varet nga rezultati zgjedhor dhe se cila parti do të fitojë. Sipas tij, Beogradi ka një përpjekje, që Maqedoninë e Veriut ta orientojë atë drejt Beogradit.

“Këto zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, por me shumë rëndësi është se çfarë ndodh pas zgjedhjeve. Ka një përpjekje nga Serbia, që këtë Maqedoni të Veriut, e cila në kohën e Zeavit….ka një përpjekje nga Beogradi që Maqedonia e Veriut, të jetë një shtet, i cili orientohet sa më shumë nga Serbia. Nuk është rastësi prania e Vuçiçit në Shkup. Edhe do duhet sa më pak triumfalizëm pas kësaj ngjarjeje, por kjo ngjarje duhet të na shërbejë si një busull politike se si duhet të sillen shqiptarët. Çfarë duhet të them është që tani duhet të ndodh puna në terren, që vota shqiptare të maksimalizohet dhe mbi të gjitha do varet se kush do jetë fitues i zgjedhjeve dhe se si perëndimi, amerikanët dhe evropianët, si do ta shohin Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve.”, tha ai./ n.m.abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!