Pas Kate, shtohen problemet shëndetësore dhe për Mbretin Karli III/Qëndron në spital më shumë ditë

schedule12:39 - 29 Janar, 2024

schedule 12:39 - 29 Janar, 2024

Ndërsa Princesha e Uellsit, Kate Middleton vijon të jetë e shtruar+ në spital për shkak të komplikimeve nga operacioni abdominal, tani edhe Mbreti Karli III duket se ka probleme, pasi po qëndron në të njëjtin spital, ku iu nënshtrua operacionit të prostatës, për më shumë ditë sesa ishte planifikuar fillimisht.

Sipas një burimi nga brenda Pallatit, plani fillestar ishte që monarku 75-vjeçar të shtrohej në spital për 2 ditë pas operacionit.

Sidoqoftë, Karli, i cili u pranua në Klinikën e Londrës të premten, ende nuk është lënë i lirë nga mjekët që e mbajtën në spital për të tretën ditë.

Kuptohet që Karli do të qëndronte në spital vetëm për më shumë se dy netë nëse do të kishte një problem të papritur ”, tha burimi për Sun.

Sipas burimeve spitalore, nata shtesë në klinikë “është rreptësisht paraprake”, por mund të ketë shkaktuar “shqetësim”.

Siç shkruan Daily Mail, ky zhvillim vjen pasi Pallati ka konfirmuar se monarkut mund t’i duhet të rikuperohet për një muaj, duke anuluar të gjitha detyrimet e tij gjatë kësaj kohe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!