Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmi me dron në bazën ushtarake në Jordani, rritet numri i ushtarëve amerikanë të plagosur

schedule19:52 - 28 Janar, 2024

schedule 19:52 - 28 Janar, 2024

Numri i ushtarëve amerikanë të plagosur në një bazë ushtarake në Jordani është rritur në 30. Dy zyrtarë amerikanë thanë për CNN se numri i të lënduarve ka të ngjarë të rritet pasi ushtarët kërkojnë trajtim për simptomat që kanë të bëjnë me dëmtimin traumatik të trurit.

Sipas zyrtarëve, droni sulmues që goditi gjatë natës u ul pranë ambienteve të banimit në bazë dhe vrau tre persona. Baza që u sulmua, e quajtur Kulla 22, pranë kufirit me Sirinë. Është e paqartë pse mbrojtja ajrore nuk arriti të kapte dronin, i cili duket të jetë sulmi i parë i njohur në Kullën 22 që kur sulmet ndaj forcave amerikane dhe të koalicionit në rajon filluan më 17 tetor.

Presidenti amerikan Joe Biden shënjeshtroi gishtin drejt grupeve militante të mbështetura nga Irani dhe u zotua se autorët do të viheshin para përgjegjësisë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!