Orët e fundit kanë plasur polemika të mëdha në lidhje më mënyrat se si policia e Bregut të Fildishtë përdor për të kontrolluar personat që hyjnë në stadium, për të parë ndeshjet e Kupës së Afrikës.
Veçanërisht probleme janë shfaqur në kontrollin e femrave. Siç dhe shihet në videon që qarkullon në rrjetet sociale dhe që po bën xhiron e botës, kontrolli i femrave është konsideruar një ngacmim seksual.
Është gazetari Osasu Obayiuwana ai që ka denoncuar ngjarjen, teksa poston videon nga kontrolli që u bëhet grave që hyjnë në stadium.
Aty duket një polic që prek gratë në pjesën e gjoksit gjatë kontrollit.
Ai i ka konsideruar këto kontrolle si ngacmime seksuale. “Si mund të thonë autoritetet se çdo gjë këtu shkon mirë”, thotë gazetari, që ka denoncuar këtë ngjarje të rëndë./ h.ll/abcnews.al
How can the #Ivorian authorities think that this is okay? ? #TotalEnergiesAFCON2023 cc: @AOuattara_PRCI pic.twitter.com/DzrUVrqIXt
— Osasu Obayiuwana (@osasuo) January 21, 2024