Nuk i dha kurrë mundësinë për të shkëlqyer, Reja elozhe për Asllanin: Ka personalitet të madh në fushë

schedule09:56 - 25 Janar, 2024

schedule 09:56 - 25 Janar, 2024

Duhej “reklamimi” në arenën ndërkombëtare, për ta kuptuar potencialin e madh, që ai zotëron. Ish-tekniku i Kombëtares sonë, Edi Reja nuk e pati kurrë si zgjedhje të parë, “yllin” e mesfushës, Kristjan Asllani, me “strategun” italian, që e kishte të nevojshme të shikonte performancat magjike të elbasanlliut, nën urdhrat e teknikëve Sylvinho e Simone Inzaghi, për t’ia kuptuar “idetë”.

Në një intervistë, të zhvilluar, së fundmi, në një prej mediave italiane, ish-tekniku i “Legjionarëve” është fokusuar te përabllja e radhës së “Zikaltërve” të Inter, të cilët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, në fundjavë përball “Violëve” të Fiorentina dhe me mungesat e Calhanoglu e Barella, Asllani do të ketë mundësinë të kthehet në një protagonist.

“Të zësh vendin e Calhanoglu nuk është e lehtë, por Inter mund të ndihet rehat me Kristjanin. Megjithatë unë ende shoh hapësirë ​​të jashtëzakonshme për përmirësim tek ai Ai ka një personalitet të madh në fushën e lojës, aty ku ka rëndësi. Ai nuk ka frikë, në fakt ndonjëherë duhet ta qetësosh pak, nëse më duhet të gjej një të metë është kjo, thjesht për t’u treguar të gjithëve se ai mund të jetë titullar, ndonjëherë e tepron në tentimin e goditjes”,- u shpreh tekniku italian. /i.m /abcnews.al