Trajneri i Flamurtarit, Dritan Sadedini, foli pas humbjes kundër Vllaznisë për Supersport, ku u shpreh shumë i zhgënjyer nga rezultati, por dhe nga situata që klubi i Flamurtarit po kalon. Në fjalën e tij, trajneri i kuqezinjve tha:
SITUATA – “Situatë e vështirë. S’është normale kjo situatë, por shpresoj që gjithçka të rregullohet. Duket e vështirë për të ecur përpara, por ne vazhdojmë”.
LARGIMET – “Kjo është një gjë që i përket vetë lojtarëve, unë përveç fjalëve të mira për djemtë, nuk kam gjë tjetër. Në përgjithësi, skuadra po tregohet profesioniste. Dita-ditës po përpiqemi të rritemi. Shpresoj që lojtarët të rrinë në Vlorë.
DREJTUESIT – “Faktikisht, kemi një njohje të largët me kryetarin e Bashkisë. Mesa shoh unë, ai nuk vjen as në stadium, nuk është as tifoz. Kështu janë kushtet tona, nuk kam çfarë të them më për këtë gjë. Po punojmë në kushte shumë të vështira, por siç është ajo shprehja: “Na zuri, por do ta heqim!”/abcnews.al