E ardhmja e tij një udhëkryq, katër klube angleze monitorojnë Armando Brojën

schedule15:16 - 24 Janar, 2024

schedule 15:16 - 24 Janar, 2024

Armando Broja vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Chelsea apo do të largohet në merkaton e janarit.

Sulmuesi shqiptar ka pasur një sezon me të vakët, magjithatë klubi londinez ende nuk ka vendosur nëse do ta lejoj largimin e tij apo do ta mbajë deri në fund të sezonit.

Gazetari italian, Fabrizio Romano ka dhënë të reja interesante, duke sugjeruar se Broja mund të jetë një emër i nxehtë në ditët e fundit të merkatos së janarit. Për Brojën, më serioz për ta nënshkruar është klubi i West Ham.

Te “Çekanët” e admirojnë prej kohësh Brojën, me trajnerin David Moyes që pasi shpenzoi rreth 120 milionë paund në verë, synon të përforcojë skuadrën me objektivin për të kapër top 6-shen e parë të klasifikimit duke kërkuar lavdinë europiane për herë të dytë radhazi, pas fitores së Conference League.

West Ham gjithsesi e ka të vështirë të përmbushë kërkesën e Chelsea prej 50 milionë paund për kartonin e Brojës, por janë të gatshëm të bëjnë ofertën e tyre të parë. Chelsea ndërkohë nuk ka ndërmend të ulë çmimin e sulmuesit shqiptar, pasi edhe pse përjetoi një dëmtim të rëndë, klubi është i bindur se Armando Broja vlen aq.

Megjithatë, përveç West Ham, Aston Villa, Fulham dhe Wolves janë duke monitoruar nga afër bomberin kuqezi./h.ll/abcnews.al