Ndotja në pyllin e Sodës e ka transformuar totalisht zonën që njihet si mushkëria e qytetit të Vlorës ndërsa vazhdon edhe prerja e pyjeve. Për të realizuar ndërhyrjen kryebashkiaku Dritan Leli thotë se kërkohen shumë para.
Cilësohet si mushkëria e qytetit të Vlorës. Nga ndotja pylli i Sodës ka marrë pamjen e një landifilldi. Plehra gjen kudo, nga të gjitha llojet. I harruar dhe i lënë në mëshirë të fatit. Derdhja e mbeturinave pa kriter ndodh më shumë gjatë orëve të natës. Edhe pyjet janë dëmtuar ndër vite.
Për të sjellë në identitet pyllin e Sodës kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli thotë se duhen rreth 5 milion euro. Përveç kësaj sipas Lelit duhet edhe ndërgjegjësim qytetar.
Të paktën në 30 vitet e fundit në këtë zonë është abuzuar pafundësisht dhe nuk është ndërhyrë duke krijuar një situatë alarmante ndotjeje./abcnews.al