Bilanc tragjik në Gaza, rreth 25 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës

schedule10:46 - 20 Janar, 2024

schedule 10:46 - 20 Janar, 2024

Të paktën 24.927 palestinezë janë vrarë dhe 62.388 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë vrarë rreth 165 palestinezë dhe 280 janë plagosur.

Ndërkohë presidenti amerikan Joe Biden i pyetur nëse do të konsideronte kushtëzimin e ndihmës për Izraelin për shkak të refuzimit të Netanyahu për të krijuar një shtet palestinez, pas bisedës së tyre telefonike sot, Biden tha se mund të arrihej diçka.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!