Milot Rashica pritet të luajë sezonin e ardhshëm në Bundesligën gjermane. Futbollisti shqiptar I Kosovës do të ndihmohet në këtë lëvizje nga një ish-kapiten I kombëtares.
Pesë vjet më parë iu dha një lamtumirë madhështore.
Altin Lala u përcoll kështu nga tifozët e Hanoverit, pas 14 vitesh të shkëlqyera në klub, por dëshira e tij është që një shqiptar tjetër të luajë aty.
Porosia e tij quhet Milot Rashica, 21-vjeçari I talentuar që luan në Holandë për Viteshen.
Lojtari me fantazi I krahut ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e disa prej klubeve të rëndësishëm të Europës, si Lacio në Serinë A apo Njukasëll Junajtid në Premier Ligën angleze.
Golat dhe asistet, si dhe kontributi në lojën e Viteshes kanë qenë të rëndësishme, pavarësisht moshës së tij të re.
Agjent I tij është pikërisht Altin Lala, I cili nuk I ka shkëputur aspak lidhjet me futbollin.
Ish-kapiteni I Hanoverit mbetet një idhull në klub, dhe një njeri që I dëgjohet shumë fjala, përveçse aktivizohet shpesh në edukimin e fëmijëve me futbollin, si dhe në aktivitete sociale.
Besohet se rekomandimi I ish-kapitenit të kombëtares do të ketë ndikim të madh dhe Hanoveri do ta marrë seriozisht afrimin e Rashicës, diçka që pritet të ndodhë verën e ardhshme.
Mediat në Kosovë shkruajnë se kjo gjë është pohuar nga vetë futbollisti, I cili pritet të bëjë një hap të madh në karrierë.
Në arenën ndërkombëtare, Rashica e nisi karrierën me Shqipërinë, por pastaj kaloi te Kosova, pasi u la jashtë skuadrës që luajti në finalet e Euro 2016-ës nën drejtimin e trajnerit Xhani De Biazi./abcnews.al