Florin Oprinoiu, 51 vjeç, Marian Mihai, 45 vjeç dhe Adrian Simoiu, 20 vjeç janë 3 rumunët të cilët grabitën disa ATM në kryeqytet.
Ata janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Goldish Axe”.
Shuma e grabitur ende po përllogaritet. Sipas hetimeve paraprake, bëhet fjalë për një shumë rreth 5 milionë lekë.
Këta persona, më datë 09.12.2023 dhe 06.01.2024, kanë tentuar të vjedhin dhe gjithashtu kanë vjedhur, me anë të ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, me karta të klonuara, karta të vjedhura në shtete të huaja dhe duke dëmtuar disa ATM në Tiranë, shuma parash, në disa ATM po në kryeqytet.
Gjithashtu, ata janë autorë të 2 rasteve të mbetur në tentativë, 1 vjedhjeje në datë 06.01.2024, dhe të 3 vjedhjeve të tjera, të ndodhura më datë 09.12.2023.
Policia po lokalizon automjetin tip “Volkswagen”, të cilët autorët kanë përdorur për të lëvizur, gjatë ngjarjeve./abcnews.al